Provimi hyres i mjekesise është një nga sfidat më të mëdha për maturantët që synojnë të ndjekin karrierën në mjekësi. Në qendër të këtij provimi qëndron Fondi i Mjekesise , i cili përmban 3000 pyetje të ndara në biologji, kimi dhe fizikë. Testimi zhvillohet shpesh në formë të informatizuar, duke e bërë edhe më të rëndësishme përgatitjen e duhur. Në këtë artikull do të shpjegojmë se çfarë është fondi, si zhvillohet provimi hyres dhe si mund të përgatitesh në mënyrën më efikase. Çfarë është Fondi i Mjekesise dhe Provimi Hyres? Fondi i mjekesise është një përmbledhje me 3000 pyetje, të hartuara nga QSHA, që shërbejnë si bazë për testimin hyrës. Ai ndahet në: 1000 pyetje biologji 1000 pyetje kimi 1000 pyetje fizikë Nga këto, në provim përzgjidhen vetëm 50 pyetje në mënyrë të rastësishme. Prandaj, maturantet duhet t’i kenë studiuar të gjitha. Fondi i Mjekesise mund te aksesohet ketu . Si zhvillohet Provimi Hyres në Mjekesi? Provimi zakonisht zhvillohet një herë në vit (ne gusht). Ai është i informatizuar, çka do të thotë se kryhet në kompjuter dhe çdo student merr pyetje të ndryshme nga fondi. Kjo mënyrë testimi kërkon jo vetëm njohuri, por edhe shpejtësi në zgjedhjen e përgjigjes së saktë. Pyetjet shfaqen në ekran një nga një. Maturantet kanë një kohë të kufizuar për përgjigje (60 minuta gjithsej). Rezultatet dalin menjëherë pas përfundimit. Kjo metodë siguron transparencë, por gjithashtu e bën të domosdoshme praktiken e vazhdueshme me quiz-e dhe simulime të ngjashme. Si të përgatitesh më mirë për Fondin e Mjekesise? Studimi i rregullt i të gjitha pyetjeve të fondit. Përdorimi i metodave të spaced repetition dhe active recall. Praktikimi me teste të informatizuara. 👉 Për këtë arsye kemi krijuar kursin Provimi Hyres I Mjekesise Paketa e Plote (Rruga drejt 100 pikeve) ne platformen Dr.Quiz, i cili përmban: 3000 pyetje të fondit me zgjidhje të detajuara Quiz-e për çdo kapitull qe te memorizoni pyetjet dhe pergjigjet Simulime të informatizuara, identike me provimin zyrtar te QSHA-se. Na ndiqni ne rrjetet tona sociale per me shume Porosit në Instagram