Fondi i Mjekesise dhe Provimi Hyres 2026 – Gjithçka që Duhet të Dish

Fondi i mjekësisë – 3000 pyetje përgatitëse për provimin hyrës të mjekësisë Provimi hyrës i mjekësisë – pyetjet e fondit me zgjidhje të detajuara

Provimi hyres i mjekesise është një nga sfidat më të mëdha për maturantët që synojnë të ndjekin karrierën në mjekësi. Në qendër të këtij provimi qëndron Fondi i Mjekesise , i cili përmban 3000 pyetje të ndara në biologji, kimi dhe fizikë. Testimi zhvillohet shpesh në formë të informatizuar, duke e bërë edhe më të rëndësishme përgatitjen e duhur. Në këtë artikull do të shpjegojmë se çfarë është fondi, si zhvillohet provimi hyres dhe si mund të përgatitesh në mënyrën më efikase.

Çfarë është Fondi i Mjekesise dhe Provimi Hyres?

Fondi i mjekesise është një përmbledhje me 3000 pyetje, të hartuara nga QSHA, që shërbejnë si bazë për testimin hyrës. Ai ndahet në:

  • 1000 pyetje biologji
  • 1000 pyetje kimi
  • 1000 pyetje fizikë

Nga këto, në provim përzgjidhen vetëm 50 pyetje në mënyrë të rastësishme. Prandaj, maturantet duhet t’i kenë studiuar të gjitha. Fondi i Mjekesise mund te aksesohet ketu .

Si zhvillohet Provimi Hyres në Mjekesi?

Provimi zakonisht zhvillohet një herë në vit (ne gusht). Ai është i informatizuar, çka do të thotë se kryhet në kompjuter dhe çdo student merr pyetje të ndryshme nga fondi. Kjo mënyrë testimi kërkon jo vetëm njohuri, por edhe shpejtësi në zgjedhjen e përgjigjes së saktë.

  • Pyetjet shfaqen në ekran një nga një.
  • Maturantet kanë një kohë të kufizuar për përgjigje (60 minuta gjithsej).
  • Rezultatet dalin menjëherë pas përfundimit.

Kjo metodë siguron transparencë, por gjithashtu e bën të domosdoshme praktiken e vazhdueshme me quiz-e dhe simulime të ngjashme.

Si të përgatitesh më mirë për Fondin e Mjekesise?

  • Studimi i rregullt i të gjitha pyetjeve të fondit.
  • Përdorimi i metodave të spaced repetition dhe active recall.
  • Praktikimi me teste të informatizuara.

👉 Për këtë arsye kemi krijuar kursin Provimi Hyres I Mjekesise Paketa e Plote (Rruga drejt 100 pikeve) ne platformen Dr.Quiz, i cili përmban:

  • 3000 pyetje të fondit me zgjidhje të detajuara
  • Quiz-e për çdo kapitull qe te memorizoni pyetjet dhe pergjigjet
  • Simulime të informatizuara, identike me provimin zyrtar te QSHA-se.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale per me shume

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *